Transmetuar më 24-05-2019, 17:24

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku një autobus i linjave urbane është përplasur me një makinë të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në zonën e Yzberishtit. Pas përplasjes, autobusi është përplasur edhe me një mur lavazhi aty pranë.

Mësohet që në momentin e përplasjes, autobusi kishte pasagjerë brenda. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga ngjarja.

Nga përplasja e autobusit muri i lavazhit është dëmtuar ndjeshëm dhe një pjesë e mirë e tij ka rënë.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.