Transmetuar më 24-05-2019, 10:59

Teksa ka kaluar një vit nga ardhja në jetë e vajzës Liv, moderatori Eno Popi tregon emocionet e përjetuara.

Pasi partnerja e tij Atena solli në jetë vogëlushen, Liv u bë kryefjala e çdo dite të çiftit.

Në një intervistë për revistën ‘Who’, moderatori ka rrëfyer se jo çdo gjë ka qenë e lehtë pas ardhjes në jetë të së bijës.

Në fakt, edhe për meshkujt ekziston depresioni pas lindjes dhe Eno dket se e ka kaluar diçka të tillë.

“Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë? Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Kisha dëgjuar vazhdimisht nga ata që e kanë përjetuar prindërimin më përpara, se fëmija të ul egoizmin në tokë, dhe në fakt kështu ndodh”, tregon ai.

Eno shton se përshtatjen fillestare e ka patur jo pa trauma të vogla.

“Nuk e di a ka një depresion pas lindjes edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re”, ka rrëfyer Eno.