Transmetuar më 24-05-2019, 09:18

Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xhensila Pere ishte e ftuar këtë të enjte në Vizion Plus, ku tregoi një periudhë shumë të vështirë që ka përjetuar para disa viteve.

Ajo ka kujtuar momentin ku e ëma u diagnostikua me kancer, duke thënë se ishte periudha më e vështirë.

“Do tregoj diçka shumë personale. Para disa viteve kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kisha vënë re që vetëm po qaja. Një muaj vazhdova në këtë lloj situate.

Në një moment isha duke qarë para pasqyrës dhe i thashë vetes: Kjo do të vazhdosh të jesh? Fshiva lotët, buzëqesha para pasqyrës dhe e kalova kështu situatën time të vështirë. Ishte një periudhë shumë e vështirë me mamin tim e cila ishte diagnostikuar me kancer. Ishte e papërballueshme nga ana ime sepse isha dhe pak e vogël. Ndryshimi më ndodhi para pasqyrës.

Mora forcë dhe thashë që edhe mami nuk do që të më shohë ashtu. Unë u bëra forca e mamit. Madje kirurgu kur më takon më thotë: Ti je shpëtimtarja e mamit’, tregoi Xhensila e përlotur.