Transmetuar më 24-05-2019, 07:58

“Mami dhe babi po të presin”. Me këto fjalë dhe me duart e tyre duke mbajtur barkun, futbollisti Granit Xhaka zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij Leonita Leka do të bëhen prindër.

Por këtë të enjte ka qenë Leonita ajo që ka publikuar një fotografi duke mbajtur barkun me dorë.

Ajo shihet në natyrë e veshur me jë fustan rozë majë takave teksa shkruan, “Unë dhe engjëlli im”.

Duhet thënë se ndonëse Leonita e ka kaluar mesin e shtatzënisë, përveç barkut nuk ka shtuar në peshë. Ajo dhe Xhaka i dhanë fund beqarisë në vitin 2017. /a.y/noa.al