Transmetuar më 23-05-2019, 23:58

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, jaë një prej çifteve më të pëlqyer të shoubizit shqiptar.

Albani dhe Miriam në shumë vite bashkë, madje janë bërë dhe prindër të vogëlushes Ameli.

Por me sa duket të gjithë kanë një ‘merak’ që lidhet me dasmën e çiftit.

Lidhur me këtë temë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, gazetari Eraldo Rexho e ka ngacmuar Miriamin duke e pyetur se kur do të martohen.

“Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!”, është përgjigjur Miriami, duke lënë të kuptohet se ceremonia nuk është jashtë vëmendjes së tyre, por sërish nuk ka zbuluar afat.