Transmetuar më 23-05-2019, 20:36

Çiklisti italian, që u aksidentua ditën e sotme në Sarandë, është transportuar për në Spitalin e “Traumës” në Tiranë për mjekim më të specializuar.

23-vjeçari, Massimo Rosa u aksidentua teksa ishte me një grup çiklistësh të tjerë.

Ai u rrëzua aksidentalisht dhe mori plagë të shumta në trup, ndërsa fillimisht mori ndihmë në Spitalin e Sarandës.

Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese, dhe për këtë ai u transportua me helikopter për në spitalin e “Traumës” në Tiranë. /k.k/noa.al/