Transmetuar më 23-05-2019, 19:41

Autoritetet greke në Sajadhe të Igumenicës sekuestruan sot një sasi prej 36 kilogram marijuanë.

Droga u gjet në një makinë e cila drejtohej nga një 44-vjeçar.

Pas kontrolleve, bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një 50-vjeçar dhe një grua 40-vjeçe.

Mësohet se po ashtu janë sekuestruar edhe 3 celularë.

Policia greke prej fillimit të vitit 2019 ka sekuestruar 3.9 ton drogë, sasi kjo, e cila kishte si pikënisje Shqipërinë. /k.k/noa.al/