Transmetuar më 23-05-2019, 18:19

Autoritetet e Ravenas në Itali kanë arrestuar dy kushurinj shqiptarë që u kapën me sasi lëndësh narkotike, mes tyre edhe gjashtë kilogram kokainë.

Në përfundim të operacinit u sekuestruan një armë, gjashtëmbëdhjetë kilogram marijuanë, pak më shumë se gjashtë kg kokainë dhe mbi 120 mijë euro.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet N.F dhe X.G, 35 dhe 24 vjeç.

Mësohet se 35-vjeçai ishte dëbuar nga Italia, por u kthye me një dokument të vlefshëm, pasi ndryshoi mbiemrin e tij pas martesës.

Pasi iu gjetën tre mijë euro në makinë, ata nuk e justifikuan dot burimin e këtyre parave, dhe filloi një hetim më i zgjeruar.

Paratë e tjera dhe droga u gjetën në shtëpinë ku ata banonin. /k.k/noa.al/