Transmetuar më 23-05-2019, 17:53

Dy përpara protestës së opozitës, autoritetet kanë vendosur një gardh metalik përpara kryeministrisë, për të penguar protestuesit të shkojnë drejt derës kryesore.

Pjesë e planit të masave është edhe lyerja me graso e shtyllave ku janë vendosur kamerat e sigurisë.

Opozita ka ftuar qytetarët ditën e shtunë për të protestuar në orën 19:00, kundër qeverisë “Rama”.

Ende nuk ka asnjë zhvillim të ri sa i përket palëve politike, edhe pse së fundmi Rama dhe Basha kanë shkëmbyer dy letra publike, me përmbajtje krejtësisht të kundërta.

Opozita kërkon largimin e Ramës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira, ndërsa mazhoranca është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit. /k.k/noa.al/