Transmetuar më 23-05-2019, 13:58

Një aksident i rëndë me pasojë një person ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.

Mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin, duke e lënë të plagosurin në rrugë.

I lënduar është identifikuar si Gëzim Bami, rreth 55 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga të afërmit e tij ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit të aksidentit./b.l/noa.al/