Transmetuar më 23-05-2019, 11:51
Foto ilustruese

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin duke vendosur pro ekstradimit të Hajri Seferit, i njohur si ndërmjetësi i bandës së Shijakut.

Në vendimin e ditës së sotme, u vendos që Seferi të ekstradohet drejt Italisë.

Ky vendim erdhi në kundërshtim me palën mbrojtëse e cila deklaroi se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar Kriminal dhe krijim i grupit kriminal.

Pas këtij vendimi është paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Apelit Durrës.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale të goditura nga operacioni “Vol vo 4”, në tetor 2018 rezulton se Hajri Seferi, ishte ndërmjetës midis grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak dhe grupit të Delvinës dhe merrej me trafikim droge.

Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016, nën akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. /a.y/noa.al