Transmetuar më 23-05-2019, 11:32

Një këngëtare e njohur, Negar Moazam, u arrestua nga policia në Iran, pasi këndoi në publik për një grup turistësh, në një vend historik. Një rast që ka ngjallur diskutime të forta në vend dhe përtej kufijve.

Gruaja u arrestua këtë të hënë në provincën e Isfahan, në Iranin qendror, pak pasi videoja ku shihej duke kënduar, u publikua në rrjetet sociale.

Akuza e ngritur ndaj saj është “Mungesë respekti ndaj veshjeve dhe vendeve fetare”, duke shkelur Islamin.

Kërcimi dhe këndimi në publik është ligjërisht i ndaluar për femrat në Iran qysh prej vitit 1979, shkruan noa.al.

Gjatë viteve të fundit janë përhapur disa video të vajzave dhe grave duke kënduar në publik, duke ngjallur reagimin e ashpër të islamikëve radikalë.

Në korrik të vitit të lënë pas 18-vjeçarja Maedeh Hojabri, u arrestua, pasi publikoi një video në Instagram ku shihej duke kërcyer dhe kënduar. /a.y/noa.al