Transmetuar më 23-05-2019, 10:30

Në seancën e sotme parlamentare janë betuar dy deputetët e rinj. Bëhet fjalë për Artemis Dralo Malo, e cila nga zëvendës ministre e Jashtme, zë vendin e Flamur Golemit, i cili kandidon në radhët e socialistëve për Bashkinë e Gjirokastrës.

Po ashtu sot në Parlament u betua edhe Ervis Meço, i cili është kandidat në listat e Partisë Demokratike të qarkut të Vlorës.

Ky i fundit është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin, aleate në zgjedhjet e kaluara me Partinë Demokratike.

Mësohet se Meço ka shkuar si azilant për katër muaj në Gjermani, por është kthyer mbrapsht.

Deri më tani në Parlament ka shkuar në 122 numri i deputetëve, ku 18 vende janë ende bosh, pas djegies së mandateve të deputetëve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. /a.y/noa.al