Transmetuar më 23-05-2019, 10:06

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim paraditen e sotme, aleatët e tij opozitarë.

Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike dhe mësohet se gjatë tij do të diskutohet lidhur me aksionin e mëtejshëm opozitar.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së radhës kombëtare, e cila është thirrur për të shtunën në 25 maj.

Ndërsa opozita qëndron e vendosur për rrugën e bojkotit, Kryeministri Edi Rama i dërgoi një letër kryedemokratit Lulzim Basha për tu ulur në dialog. /a.y/noa.al

Rama, letër Bashës: Të ftoj në dialog, 30 qershorin s’kam fuqi ligjore ta negocioj