Transmetuar më 22-05-2019, 22:51

Blendi Fevziu është një nga emrat më të spikatur të ekranit shqiptar.

Ai drejton prej vitesh me shumë sukses emisionin “Opinion” që transmetohet në Tv Klan.

E në fakt përveç angazhimit në profesion një pjesë të mirë të kohës së lirë ai e kalon me vajzat e tij.

Ditën e djeshme ai ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me të dyja vajzat.

Në fotot e publikuara, Blendi dhe vajzat e tij shihen duke shijuar pushimet në Turqi.

“Stamboll Maj 2019”, shkruan Fevziu krahas fotografive të publikuara, ku shihet se vajzat e tij janë rritur dhe zbukuruar shumë./a.k/noa.al/