Transmetuar më 22-05-2019, 20:16

Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigjigj thirrjes së Kryeministrit për t’u ulur në tryezën e dialogut, pa kushte.

Gjatë fjalës që mbajti sot në Durrës, Lulzim Basha tha se Edi Rama propozon kapitullimin, por në këto kushte nuk do të ketë asnjë kthim pas.

“Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false”, deklaroi Basha përpara mbështetësve në qytetin bregdetar.

Propozimin e Ramës, Basha e quan teatër në kurriz të shqiptarëve, të cilin nuk ka për ta pranuar.

“Edi Rama ne nuk pranojmë teatër në kurriz të shqiptarëve, jemi ngritur kundër interesave tona politike. Ai i ka kapur të gjitha, por sot populli është i bashkuar”, vijoi Basha.

Ai paralajmëroi qëndresë në çdo qendër votimi në zgjedhjet lokale, për të penguar atë që e quan proces farsë. /k.k/noa.al/