Transmetuar më 22-05-2019, 19:53

Një 47-vjeçar italian shpëtoi për mrekulli pasi qëlloi veten me shqigjetë në zemër.

Ai i mbijetoi kësaj ngjarjeje, edhe pse shigjeta i ishte future konsiderueshëm në trup. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të provincës Aosta, ku në foto duket që maja 30 cm e shigjetës iu ngul në pjesën e kraharorit.

Ai u dërgua menjëherë në Toriono me helikopter dhe kirurgët arritën t’i hiqnin shigjetën.

Raportohet se tani 47-vjeçari po shërohet dhe operacioni ishte një sukses i plotë.

Policia tha se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe një përpjekje për vetëvrasje. /k.k/noa.al/