Transmetuar më 22-05-2019, 19:33

Ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike ishte në Durrës, ku në takimin me qytetarët tha se tanimë ka ardhur koha për betejën që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Ka ardhur koha e një beteje përfundimtare për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha, duke shprehur domosdoshmërinë e çuarjes përpara drejtësisë politikanët e korruptuar.

Dyert e Europës, u shpreh lideri demokrat, janë mbyllur nga Edi Rama me gjithçka ka bërë në këto 6 vite.

“Për 6 vite me radhë, Europa i ka mbyllur dyert e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit të Shqipërisë, duke mbushur Parlamentin me trafikantë, vrasës, përdhunues”.

Partia Demokratike, sipas Bashës, është forca që do kthejë Parlamentin për njerëzit, në kushtet kur Edi Rama, sipas tij, ka asgjesuar procesin e zgjedhjeve të lira.

Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejt ftesës përmes letrës publike që i dërgoi sot Edi Rama për dialog, por tha se nuk do të ketë asnjë kthim pas në kauzën e opozitës. /k.k/noa.al/