Transmetuar më 22-05-2019, 13:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhë, ku një i person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve mësohet se ai i ka vënë flakën vetes me benzinë, në oborrin e banesës.

Viktima është identifikuar si Nikolin Gjolaj 40 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në vetflijim.

Mënjehrë pas incidentit ai është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e djegieve të shumta në trup.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuanGjolaj drejt këtij akti fatal për jetën./b.l/noa.al/

Foto ilustruese