Transmetuar më 22-05-2019, 10:59

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë viteve të fundit.

Duke folur ditën e sotme nga konferenca me temë, “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, ai tha se serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të mëdhenj të rajonit.

Sipas tij, nuk ka komb në Ballkan që ka përfituar më shumë se shqiptarët nga rënia e perdes së hekurt.

"Ne atë kohë ishim si Korea e Veriut. Dëgjojmë pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë sesa folklorizëm janë diabolizëm i gjallë. Është përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit.

Dëgjojmë që serbët dhe shqiptarët janë popujt kryesorë të rajonit, është tjetër të thuash atë që bëri Franca me Gjermaninë që pas luftës nxorën mësime dhe është tjetër të thuash këtë të Ballkanit, pasi në Ballkan çdo popull është më i madhi, askush nuk pranon. Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se shqiptarët e kanë treguar se i kanë të gjitha mundësitë që siç e kanë treguar që të jenë faktor stabilizues.

“Kush thotë se do të kufizojmë me Tiranën për serbët, na fton të shikojmë atë filmin që e kemi parë shumë herë në Ballkan”, tha Presidenti. /a.y/noa.al