Transmetuar më 21-05-2019, 23:36
Foto ilustruese

Durrës, NOA.al – Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Sipas tyre, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Man", kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë, rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.