Transmetuar më 21-05-2019, 23:06

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Mësohet se drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Mësohet se pasagjerët e lënduar nuk kanë probleme për jetën, ndersa po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje, po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/