Transmetuar më 21-05-2019, 21:38

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, u shfaq me një luk të kuruar në festivalin e Kanës.

Pas suksesit në filmin ‘Dy Gisht Mjaltë’ në trevat shqiptare, destinacioni i radhës është Viena.

Këngëtarja njihet për ndryshimet e saj drastike në pamjen e jashtme dhe preferon të eksperimentojë shumë.

Elvana ka publikuar një foto ku shfaqet më e ëmbël se kurrë me flokët kaçurrela të dendura, një nga transformimet më drastike që ka realizuar.

Një ndryshim të tillë, ajo e ka bërë më parë në klipine këngës "Disco disco".

Nuk dihet se përse Elvana e ka bërë këtë ndryshim por me shumë mundësi bëhet fjalë për ndonjë këngë të re.a/a.k/noa.al/