Transmetuar më 21-05-2019, 20:41

Në Parlament, komisioni për siguri Kombëtare votoi në parin ndryshimet në Kodin Penal, pa praninë e opozitës.

22 nenet që parashikojnë ndryshime në Kodin Penal, e që prekin 11 fusha,  janë miratuar në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, me 8 vota pro e 2 kundër.

Mazhoranca deklaroi, se ndryshimet do të kalojnë edhe në komisonet e tjera, ndërsa paralajmëroi, se ato i paraprijnë hartimit të një kodi të ri penal, pasi ai aktuali daton në vitin 1995.

Por, deputetët e opozitës, kanë paralajmëruar votë kundër, madje kanë theksuar, se mazhoraca nuk do të mund të blejë dot vota, duke qenë se për ndryshimet duhen 84 vota në Kuvend.

Gjithsej propozohen 23 ndryshime, ndër të cilat, bllokimi i rrugëve, goditja për shkak të detyrës, abuzimi me sigurinë ushqimore, atë të Mjedisit, dhunën në aktivitete sportive, prishjen e qetësisë publike, Armëmbajtja pa leje, shkeljen e të drejtave të autorit apo edhe ushtrimin e lojërave të fatit.