Transmetuar më 21-05-2019, 20:25

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banrë në Berat u shpreh se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Sipas tij, 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues dhe se zgjedhjet do të ndalen me çdo çmim.

“Një pakicë e vogël e kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe shqiptarët e cila kërkon më kot të organizojë grushtin e shtetit me 30 qershor. Zgjedhje me 30 qershor s’do ketë, grushti i shtetit do ndalet me çdo çmim”, tha Basha.

Basha tha më tej në fjalën e tij:

“Bashkë me aleatët tanë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështorë jo për pushtet, jo karrige, për një ideal që frymon nga ne si demokrat, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Basha deklaroi më tej se bashkimi popullor nuk ka qenë asnjëherë më i madh se aktualisht.

“Kurrë nuk ka qenë më i madh një bashkim popullor si ky, kurrë ska qenë më në panik pakica që kemi përballë, pakica e një grushti banditësh dhe horrash të cilët për 6 vite me radhë ishin padronet zotërit në shtëpitë  e shqiptarëve kapën pushtetet, ulën në sofër krimin, shkatërruan qindra mijëra ekonomi familjare, i larguan në kurbet, rritën taksat, 0 shërbime”, tha Basha./a.k/noa.al/