Transmetuar më 21-05-2019, 19:34
Performancë e sukseshme mund të cilësohet ajo e Jonida Maliqit në Festivalin Europian të këngës.
Ajo arriti që të kualifikohej për në finalen e madhe, ndërsa mori vlerësime nga publiku për këngën “Ktheju Tokës”.
Jonida është kthyer në Shqipëri dhe në shtëpinë e saj është përballur me një surprizë të bukur.
Një buqetë e madhe me lule, tollumbace dhe një dekor fantastik që e ka mahnitur këngëtaren.
“Kur të presin me dashuri në shtëpi”, shkruan Jonida në rrjetet siciale.
Këngëtarja u rendit e 18-a në 26 vendet konkurruese në Eurovizion. /k.k/noa.al/