Transmetuar më 21-05-2019, 16:52

Ministri i Brendshëm, njëherazi zv. Kryeministri i Italisë, Mateo Salvini është kërcënuar.

Në adresë të tij është dërguar një zarf, në brendësi të të cilit ishte futur një plumb i kalibrit 7 milimetra.

Zarfi i dyshimtë është identifikuar dhe më pas sekuestruar, sot nga Policia Postare e Romës.

Përveç plumbit, në zarf nuk kishte asgjë të shkruar, ndërsa ishte mungesa e pullës postare dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe vetë Salvini. “Nuk më frikësojnë dhe nuk ndalem në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian.

Ai ka shtuar: “Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite, unë preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”. /k.k/noa.al/