Transmetuar më 21-05-2019, 16:11

Fotot “selife” janë kthyer në një lloj mode dhe shpërndahen gjithandej nëpër rrjete sociale.

Por sipas Institutit të Studimeve Politike Ekonomike dhe Sociale, në 6 vitet e fundit kanë humbur jetën 259 persona pasi shkrepën foto selfie në kushte ekstreme.

Midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, 259 njerëz u vranë në botë duke u përpjekur të fotografojnë apo filmojnë veten  në kushte ekstreme dhe shumë të rrezikshme.

RNë raport thuhet se grupmosha më e prekur nga ky fenomen është mes 20 dhe 29 vjet.

Sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Dehlit, nga 259 viktimat, 153 janë burra dhe 106 gra.

Sa i përket shkaqeve, në studim citohet se 259 vdekje janë të lidhura me 137 aksidente: 84% e tyre janë përcaktuar nga të rinjtë në mes 10 dhe 29 vjeç, të cilët nuk i kanë llogaritur mirë rreziqet.

Në veçanti, 70 njerëz janë mbytur, 51 kanë qenë viktima të aksidenteve në lidhje me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga armët e zjarrit dhe 8 viktima u sulmuan nga kafshët e egra. /k.k/noa.al/