Transmetuar më 21-05-2019, 15:52

Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth ka folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri.

Në një intervistë për “Spiegel”, zyrtari i lartë e quan të papranueshëm faktin që opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, dhe kjo politikë e gabuar e opozitës mund të ndikojë në njohjet e arritjeve nga ana e Bashkimit Europian.

“Bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bere një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, ka thënë Roth.

Sa i përket protestave, thotë se ato janë mekanizëm i njohur në demokraci, për aq kohë sa nuk ka dhunë.

“Protestat janë një çështje e pranueshme, sigurisht, në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, jo”, është shprehur Roth.

Ndërsa për Ballkanin ka thënë: Duhet të përfshihemi më shumë. Pavarësisht nga kritikat, BE është garantuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit ne bote, por problemet tona ndonjëherë pengojnë vemendjen tonë për fqinjesine tone direkte/me te afërt. /k.k/noa.al/