Transmetuar më 21-05-2019, 11:46

Shkon në kinema dhe vdes i bllokuar mes karriges Ateeq Rafiq, një baba 24-vjeçar, kishte shkuar në kinema bashkë me gruan dhe djalin, kur u përkul përpara për të kërkuar celularin i cili i kishte rrëshqitur.

Në atë moment koka e tij mbeti e bllokuar në karrigen elektrike që përdoret për relaks, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth një vit më parë në një kinema në Birmingham, Angli, por vetëm në këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor.

Nga hetimet u provua se të riut i ngeci koka në mbështetësen e këmbëve të karriges elektrike, dhe pavarësisht alarmit të gruas dhe tentativave për ta shpëtuar, çdo gjë rezultoi e kotë. Mekanizmi u vu në lëvizje automatikisht duke i shtypur kokën, shkruan noa.al.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen një javë pas shtrimit. Çështja është duke u hetuar, për të zbuluar përgjegjësinë mbi ngjarjen. /a.y/noa.al