Transmetuar më 21-05-2019, 09:11

Një ditë në natyrë për princin William të Anglisë, bashkëshorten e tij Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis.

Të përhumbur mes gjelbërimit dhe lojërave në ujë, ata shihen të veshur lirshëm dhe duke u argëtuar.

Familja mbretërore, shihet në parkun e ideuar nga Kate me rastin e panairit të luleve për vitin 2019, Chelsea Flower Show.

Gjithçka është dokumentuar në faqen zyrtare në Instagram të Kensington Palace, nën kujdesin e Kate.

Shihet se si fëmijët argëtohen duke lozur mes natyrës, ndërkohë që bie në sy se edhe vogëlushi Louis ka nisur që të ecë. /a.y/noa.al