Transmetuar më 21-05-2019, 08:21

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke publikuar pamje nga Saranda.

Me anë të tyre ai informon se si është rritur numri i turistëve gjatë muajve të parë të vitit.

Kreu i qeverisë flet për dyfishim vizitorësh dhe pesëfishim të kroçerave me turistë.

“Me këto pamje nga porti i Sarandës ku gjatë muajve të parë të vitit është dyfishuar numri i vizitorëve

dhe pesëfishuar numri i kroçerave me turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al