Transmetuar më 20-05-2019, 13:18

Një oktapod sulmoi fytyrën e një gruaje ndërsa kjo e fundit po përpiqej ta hante atë të gjallë.

Gruaja, një blogere dhe balerinë e famshme kineze, ulëriti e dëshpëruar, pasi oktapodi u ngjesh në faqen e saj me të gjitha tentakulat e tij.

E ndërsa ajo përpiqej për ta hequr qafe oktapodi gjithashtu i shkaktoi një prerje në faqe.

Oktapodi gjigand i Oqeanit Paqësor dallon nga speciet e tjera me madhësinë e tij më të madhe. Të rriturit peshojnë rreth 15 kg dhe janë mesatarisht 4.5 metra të gjatë.

Më poshtë mund të shihni të gjithë skenën e filmuar përmes videos që ka publikuar ‘MailOnline’, dhe noa.al e sjell për ju.