Transmetuar më 19-05-2019, 16:25

Një qen ka rezultuar shpëtimtar për jetën e një fëmije të sapolindur që u varros e gjallë nga nëna adoleshente.

Ngjarja dramatike ndodhi në Tajlandë, ku prindërit në moshë të re, kërkuan që të fshihnin shtatzëninë, dhe për pasojë ndërmorën aktin ekstrem.

Qeni, me emër Ping Pong, po nuhaste dhe gërmonte në një fushë në fshatin Ban Nong Kham.

Pronari i qenit tregon se ai vuri re më pas këmbën e foshnjës mbi dhè.

Vendasit e çuan foshnjën me shpejtësi në spital, ku mjekët pasi i dhanë ndihmën e parë thanë se ishte mirë.

Pronari i Ping Pong, Usa Nisaikha, thotë se qeni ka humbur njërën nga këmbët, pasi e shtypi një makinë. /k.k/noa.al/