Transmetuar më 19-05-2019, 02:20

Lajmi konfirmohet nga burime policore lokald.

Ata thanë se sonte e shtunë rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri Rr. M, rreth 23 vjeçar, në veri të Mitrovicës.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë.

Nuk dihen arsyet e sulmit, por kjo çështje po hetohet.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Besim Hoti, ka bërë të ditur se i plagosuri gjendet në spital, në repartin e kirurgjisë.