Transmetuar më 18-05-2019, 19:36

Në hyrje të fshatit Bradash të Podujevës në Kosovë, është një objekt i braktisur që ngjall frikë të madhe te banorët.

Shumë prej tyre, nuk guxojnë të kalojnë andej.

Sipas tyre në atë shtëpi  dëgjohen zërat të frikshëm gjatë natës, raporton lajmi.net.

Për t’ua shtuar frikën banorëve, aty qarkullojnë fjalë se në bunarin e shtëpisë, shumë kohë më parë ishte mbytur një person.

Më të frikësuarit nga kjo shtëpi ‘fantazmë’ janë fëmijët.

Mirëpo çfarë thotë një nga banorët e fshatit për këtë shtëpi? Cila është e vërteta e gjithë kësaj sipas tij?

Dëgjoni videon e mëposhtme:/a.k/noa.al/