Transmetuar më 18-05-2019, 08:22

Një akuzë e rëndë dhe më tej një hipotezë edhe më e tmerrshme. Në Francë, një mjek anestezist, Frederic Pechier nga Besancon, akuzohet për helmimin e një numri të madh pacientësh.

Gjithçka me synimin që të krijonte situata emergjente, për të treguar aftësitë e tij si reanimator.

I dyshuari është vënë nën hetim, ndërsa aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie mohon çdo gjë, por akuza e ngritur ndaj tij është se ka shkaktuar 9 vdekje të pacientëve.

Helmimi dyshohet se ndodhte gjatë fazës së anestezisë, ndërkohë qe mjeku ishte vënë nën hetim edhe më herët për raste të tjera.

Në total bëhet fjalë për 26 raste, ku Pechier dyshohet se ka helmuar pacientët, por nëntë nuk ia kanë dalë të mbijetojnë me teknikat e tij reanimatore, shkruan noa.al.

Po ashtu mjeku dyshohet se ka shkaktuar edhe 66 raste të arrestit kardiak, të ndodhura gjatë operacioneve tek pacientë të cilët konsideroheshin me rrezik të ulët. /a.y/noa.al