Transmetuar më 17-05-2019, 21:52

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Indi, ku një grua ndërroi jetë.

Para se të vdiste ajo nxorri tym dhe flakë nga goja. Sheela Devi, 40 vjeç, u dërgua në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jaëaharlal, pasi kishte konsumuar disa substance helmuese.

Mjekët i futën një lloj tubi për t’i pastruar stomakun, por aty filloi gjithçka ku nga goja e gruas doli tym dhe flakë.

Mjekët dyshojnë se substanca që ajo konsumoi reagoi me ajrin dhe me acidin e stomakut.

“Disa shpërthime ndodhën në gojën e saj së bashku me flakë dhe tym  ndërsa ekipi i mjekëve po përpiqej të thithte helmin nga stomaku i saj”, tha shefi i spitalit. /k.k/noa.al/