Transmetuar më 17-05-2019, 12:37

Një grua e cila duhej të nisej në udhëtim bashkë me të bijën, bëri gjithçka që vajza të mbërrinte, pasi teksa avioni ishte gati për fluturim, vajza ishte përhumbur në aeroport për të bërë pazar.

Gruaja bëri të pamundurën deri sa e vonoi avionin me një orë, në mënyrë që të vinte dhe vajza.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë, në aeroportin e Bangkok, ku një fluturim i 14 majit i ‘Spring Airlines’ me destinacion Shangain, në Kinë, ishte gati për tu nisur, kur një grua shkoi te dera duke bërë të pamundurën që ajo të mos mbyllej.

Në fund gruaja u shtri gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda derës së avionit, duke bllokuar nisjen e tij, shkruan noa.al.

Kështu vetëm pas një ore, vajza u paraqit pasi mori gjithë gjërat që bleu, duke bërë që të 160 pasagjerët të nisen pas një ore për fluturim. /a.y/noa.al