Transmetuar më 17-05-2019, 10:59

Një student 27-vjeçar u arrestua në Afrikën e Jugut për mashtrimin e personelit të një restoranti të njohur me ushqime të shpejta, duke u shtirur si inspektir i cilësisë ushqimore, duke ngrënë falas për një vit rresht.

I riu paraqitej me xhaketë dhe kravatë në lokaliet e rrjetit ‘Kfc’ me një makinë, bashkë me një mikun e tij ku paraqiste një teser ku shkruhej “Zyra Qendrore”.

Ai arriti që të mashtronte disa pika të këtij rrjeti restorantesh në Afrikën e Jugut, duke pretenduar se ishte dërguar nga selia qendrore e kompanisë për të kontrolluar cilësinë e ushqimit të servirur ndaj klientëve.

Inskenimi i të riut ishte i detajuar, sa që kur hynte në restorant, shkonte direkt në kuzhinë dhe kontrollonte çdo gjë, duke u shtirur sikur mbante shënime për kampionet e ushqimeve, shkruan noa.al.

Dyshohet se ai mund të ketë punuar në ndonjë pikë shitjeje të ‘Kfc’ pasi dinte gjithçka. /a.y/noa.al