Transmetuar më 17-05-2019, 10:28

Një adoleshente lançoi një sondazh në Instagram, për t’iu kërkuar ndjekësve të tij, nëse duhej të jetonte apo të vdiste.

69% e të pyeturve zgjodhën vdekjen dhe kështe 16-vjeçarja u vetëvra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malajzi, ku e reja nga Kuching, siç tha policia i dha fund jetës këtë të martë, pak kohë pasi mësoi rezultatin e sondazhit.

“Shumë e rëndësishme, ju lutemi më ndihmoni të zgjedh të vdes apo të jetoj”, shkroi e reja, duke përdorur fjalët në anglisht (death or life).

Pas këtij publikimi nisën menjëherë përgjigjet dhe reagimet, ku në bazë të rezultatit e reja u flijua, shkruan noa.al.

Lidhur me këtë rast autoritetet vendase kanë nisur hetimet, për të zbuluar nëse ka raste të tjera të ngjashme, ndërsa ata që votuan pro vetëvrasjes, po hetohen nga policia. /a.y/noa.al