Transmetuar më 16-05-2019, 23:19

Një ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person mësohet se është plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas mediave vendase, i plagosur ka mbetur Agon (Pal) Selmanaj, i cili ishte nën shoqërimin e vëllait të tij, Ndues.

Mediat shkruajnë më tej se këta të fundit janë sulmuar prej nga tre persona në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, afër Mol Caffe.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë plagosje.

Mësohet se në vendngjrje ka mbërritur njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./a.k/noa.al/