Transmetuar më 15-05-2019, 07:56

Shkon në tre numri i viktimave, si pasojë e aksidentit të rëndë rrugor të shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Mësohet se krahas këmbësores Lumturie Demrozi 48 vjeçe dhe pasagjerit të mjetit Gentian Belba, 28 vjeç, të cilët humbën jetën direkt pas ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka humbur jetën edhe drejtuesi i mjetit Vilson Cara, 24 vjeç.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një automjet mori përpara nënën dhe vajzën e saj, ndërsa më pas u përplas me një pikë karburanti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz të marrë me qira, me targë AA 615 VO, Vilson Cara, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbi kontrollin mbi mjet, dhe si pasojë edhe e lagështirës u përplas me tabelën e një karburanti.

Mësohet se aksidenti tragjik ndodhi teksa të rinjtë po ktheheshin nga një festë. /a.y/noa.al

Makina përplas nënën me dy vajzat në trotuar, vdesin gruaja dhe pasagjeri, tre rëndë