Transmetuar më 14-05-2019, 12:14

Bukuria e lëkurës konsiston në rutinën e përditshme, por shpesh bëjmë disa gabime të cilat e dëmtojnë atë.

Ngjeshja e fytyrës pas jastëkut- Një veprim që e bëjmë çdo natë, por që shkakton rrudhat e gjumit, për shkak të formës që merr fytyra nga ngjeshja.

Mimikat- Nëse bëjmë shumë mimika dhe shprehi, e rrudhosim fytyrën, duke krijuar vijëzime rrudhash të përhershme më ato zona.

Sytë- Shtrëngimi i syve përballë dritës, dhe shmangia e syzeve të diellit, shkakton gjithashtu dëmtim dhe rrudha në fytyrë.

Yoga- Yoga është një mënyrë shumë e mirë për të ç’tensionuar muskujt e fytyrës, por edhe gjimnastika e fytyrës. Në të kundërt rrezikojmë që të mbetemi të tensionuar dhe të ngrirë.

Skrubi- I njohur si skrap në gjuhën e përditshme, mundëson shkëlqimin e lëkurës, duke larguar puçrrat dhe qelizat e vdekura. E rëndësishme është që të mos zgjidhni produkte shumë agresivë, shkruan noa.al. Megjithatë këshillohet që të mos e përdorni më shpesh se një herë në 15 ditë, pasi mund të dëmtoni lëkurën. /a.y/noa.al