Transmetuar më 14-05-2019, 00:46

Legjenda e Hollywood-it, Doris Day, filmat e së cilës e kanë bërë atë një nga yjet më të mëdha femra të të gjitha kohërave, vdiq në moshën 97-vjeçare.

Këngëtarja e shndërruar në aktore ka lujatur në filmat si "Calamity Jane" dhe "Pillow Talk".

Filmat "The Man Who Knew Too Much" dhe "That Touch of Mink" e kanë bërë atë të njohur në gjithë botën.

Fondacioni i Kafshëve Doris Day tha se ajo vdiq të hënën në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Bëhet e ditur se, së voni, aktorja ka vuajtur nga pneumonia.

"Ajo ka qenë e rrethuar nga disa miq të afërt në momentin kur ka vdekur", thuhet në njoftim.

Çmimet që Day ka marrë përfshijnë Medaljen Presidenciale të Lirisë më 2004 dhe një Grammy për arritje jetësore më 2008.