Transmetuar më 12-05-2019, 10:43

Një baba 23 vjeç, rrahu deri në vdekje vajzën e tij vetëm tre muajshe. Ai e goditi disa herë në kokë, si ndëshkim pasi e mitura ishte ngjizur jashtë martese.

Historia tronditëse vjen nga Xhakarta, në Indonezi, ku i riu pranoi dhunën ndaj vajzës, pas arrestimit.

Pasi e kafshoi dhe e rrahu, vajza përfundoi pa ndjenja, deri sa në atë gjendje u gjet nga e ëma gjatë kësaj të mërkure. Gruaja e dërgoi të bijën me urgjencë në spital, po dëmtimet e marra i kushtuan jetën.

Nga ekspertiza në trupin e saj, u zbuluan dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që babai i arrestuar, pohoi se dhuna vijonte prej disa javësh.

I riu nuk e pranonte dot që vajza ishte ngjizur teksa ai dhe nëna e së miturës nuk ishin të martuar, aq sa i kërkoi që të abortonte.

23-vjeçari e përbuzte aq shumë vajzën, sa që nuk kishte asnjë fotografi me të. Tashmë ai rrezikon 20 vite burg për vrasje. /a.y/noa.al