Transmetuar më 12-05-2019, 09:57

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar gjatë natës në spital, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi, i dhunuar me shkop gome dhe i shoqëruar në polici.

Rreth orës 02.30 të mëngjesit të së dielës, Basha i shoqëruar nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tij, ka shkuar në Spitalin e Traumës.

Duke folur për mediat ai tha se Dollapi ishte duke ndihmuar një gazetare që kishte humbur ndjenjat, në momentin që u sulmua nga policia.

“Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vërsulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Saiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t’ mbrojtur. Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë”, u shpreh Basha.

Po ashtu ai tha se janë rreth 100 protestues të tjerë të dhunuar dhe shoqëruar në polici, ku për lirimin e tyre do të protestohet në orën 11.00 të paradites së të dielës. /a.y/noa.al

Opozita vijon sot protestën, Sait Dollapi ndodhet në spital

Basha: Sait Dollapi u dhunua me urdhër personal të Edi Ramës

Vrapon dhe rrëzohet, policia godet me shkop gome Sait Dollapin