Transmetuar më 10-05-2019, 06:52

Samsung kishte planifikuar që këto ditë të sjellë celularët e rinj Galaxy që çmimin e shitjes të paktën në fillim do ta kishin në vlerën e 2 mijë dollarëve, por duket se nuk është ende gati.

Gjiganti korean i teknologjisë po vonon celularët Galaxy deri në “të paktën muajin e ardhshëm”, njofton Wall Street Journal.

Gjithashtu, Samsung ka anuluar eventin e Galaxy Fold që do të mbahej në Kinë.

Mediat e huaja raportojnë se telefonët e rinj Samsung Galaxy Fold kanë patur disa probleme me ekranin e celularëve, të cilin po përpiqen ta zgjidhin.

Ekrani i Fold është i pari i këtij lloji që sjell Samsung dhe i dyti në botë pas Mate X nga Huawei.

Fold është një telefon i dyfishtë me ekran me palosje që hapet sa një tablet. Ai u prezantua para pak muajsh në një panair, por u raportuan defekte nga personat që e kishin marrë në përdorim në shpërndarjen e bërë gjatë promovimit.