Transmetuar më 07-05-2019, 17:01

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit "Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë”.

Programi Elevator Lab u prezantua për herë të parë në Qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International. Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ky është sezoni i tretë i Elevator Lab dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme.

Dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) pjesë e saj dhe Shqipëria dhe Kosova mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativën e tyre "Sfida Elevator Lab” dhe “Elevator Lab Bootcamp”.

Raiffeisen Shqipëri dhe Kosovë organizojnë për të dytin vit radhazi programin "Sfida Elevator Lab”. Këtë vit ky program vjen me një risi, Elevator Lab Shqipëri & Kosovë i janë bashkuar programit duke ju dhënë mundësinë start-upeve nga të dyja vendet për të paraqitur idetë e tyre në një konkurs të vetëm në 2019, “Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë.

“Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë ju bën thirrje të gjithë të interesuarve, start-upeve, etj., që mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat Regtech, Bankingu SME (SME Banking), Bankingu Retail (Retail Banking), Siguria Kibernetike (Cyber Security), Zgjidhjet për Kursin Valutor (FX Solutions), Klientët Korporatë & Sektori Publik (Large Corporates & Institutional Clients) dhe Analizat e Avancuara dhe Inteligjenca Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence).

Thirrja për aplikim fillon sot dhe mbyllet më datën 3 Qershor 2019.

APLIKONI TANI për “Sfida Rajonale Elevator Lab” në Shqipëri & Kosovë dhe do të keni mundësinë që të fitoni tre çmime monetare për 3 fitues, mundësinë e një “wild card” për gjysmëfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech, etj.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit, këtu.