Transmetuar më 07-05-2019, 00:59

Janë disa gjëra që edhe po të ndodhin, nuk e prishin agjërimin.

1. Marrja e ushqimit dhe e pijeve me harresë apo me imponim. Pra nëse jeni agjërueshëm dhe pa e pasur mendjen hani apo pini diçka, agjërimi nuk prishet kështuqë mund ta vazhdoni. Edhe nëse ju detyrojnë dhunshëm të hani apo pini agjërimi nuk prishet sepse nuk ndodhi me dëshirën tuaj. 2. Barnat që përdoren në sy dhe në veshë, heqja e dhëmbit. 3. Injeksionet joushqyese (penicilina, vaksinat), por më së mirë është të merren pas iftarit. 4. Përcjellja në fyt e pështymës apo e pluhurit të miellit a ndonjë tjetër ushqimi pa qëllim shijimi a ngrënieje. 5. Gazrat që përdor i sëmuri (prej frymëmarrjes) për lehtësimin e frymëmarrjes. 6. Dhënia e gjakut në sasi të vogël për analizë mjekësore. 7. Përdorimi i tabletave nën gjuhë. 8. Përdorimi i ilaçit për pastrimin e fytit (nëse nuk përcillet në fyt). 9. Pastrimi i veshëve, i trupit gjatë ditës, pikat që përdoren në hundë (me kusht që të mos depërtojë në fyt). 10. Kontrolli mjekësor me aparate të ndryshme që bëhet në stomak dhe në fushën e gjinekologjisë. 11. Pastrimi i dhëmbëve me misvak apo brushë (por duhet pasur kujdes që të mos depërtojë në fyt). 12. Hedhja e ujit në kokë, në rast se ka temperaturë, apo shpëlarja e gojës. 13. Nëse është xhunub, pra të ndodh që të zgjohesh pasi ke ejakuluar, mund të lahet dhe ta vazhdojë agjërimin. 14. Përdorimi i erërave dhe i parfumeve. 15. Dhënia gji fëmijës. 16. Futja e ujit në gojë dhe hundë gjatë marrjes së abdesit, duke pasur kujdes që të mos përcillet në fyt. 17. Dhimbjet e pakta të kokës, kollitjet e lehta. 18. Shijimi i ushqimit me majë të gjuhës. 19. Puthja, përkëdhelja, përqafimi i gruas me kusht të përmbajtjes, që të mos shkaktohet ejakulimi. 20. Përgojimi, gënjeshtra, shpifja, mbartja e fjalëve (por këto e pakësojnë vlerën e agjërimit).

Nga hoxhë Valdet Kamberi